Connect with us

Shkrime

SPAK PERPARA RAMES U SHKRI SI BORA

Nga Petrit Vasili

Ndërkombëtarët në Shqipëri përfundimisht rrinë fare kot dhe shëmtueshëm në Shqipëri.

Broçkullat e ndërkombëtarëve se reformat kanë bërë progres në Shqipëri, e morën përgjigjen dje në Komisionin e Mandateve që hodhi përdhe SPAK dhe kërkesën e tij për arrestimin e Ballukut.

E vetmja ‘reformë’ shumë e suksesshme e Ramës është mbrojtja politike e korrupsionit dhe hajdutëve të qeverisë.

Qindra milionë euro dhe dollarë të ndërkombëtarëve për Reformën në Drejtësi u hodhën përfundimisht në plehra.

SPAK-u special, që do luftonte korrupsionin e zyrtarëve të lartë, të vetmin “sukses” turpi pati rrëmbimin prej gangsterësh të Ilir Metës dhe izolimin 350 ditë të Sali Berishës dhe akuzat qesharake pa asnjë provë e dokument ndaj tyre.

Ndërsa përpara Ramës SPAK-u u shkri si bora në diell, u nëpërkëmb dhe u trajtua si një institucion zhele, pa asnjë vlerë dhe peshë kur erdhi çështja e Ballukut.

Kuvendi i Shqipërisë me narkomaxhorancën rilindase, që është kthyer me urdhër të Ramës në bunker, që mbron korrupsionin sot përfaqëson thjesht një zgjatim, që telekomandohet nga narkomafia ditën për diell.

Ndërkombëtarët, që qanin për kërpudhën prej porcelani tek oborri i kryeministrisë dhe që llomotisnin kundër opozitës 24 orë në 24, sot kanë mbyllur gojën dhe ikin me bisht në shalë kur pyeten për korrupsionin e tmerrshëm të Ramës dhe asgjësimin e SPAK.

Ndërkombëtarët, që nuk flasin për një Ramë që ka asgjësuar shtetin dhe e mbron korrupsionin me 83 hajvanët që ka në Parlament, nuk i duhen as dreqit.

Ndërkombëtarë që bëjnë turizëm nëpër Shqipëri, hanë aragosta e pinë verë dhe kur mbarojnë drekat e darkat këpusin edhe ndonjë deklaratë qesharake për malet e detet e Shqipërisë, janë thjesht mbështetës të alibisë së korrupsionit skizofrenik të Ramës në anglisht.

Ndërkombëtarë ikni, ikni, ikni se u bëtë gazi i botës në Shqipëri!!

Advertisement