Connect with us

Bota

LUFTA/ BILANCI: 555 TE VRARE NE IRAN

Që nga fillimi i sulmeve ajrore kundër Iranit nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, 555 persona janë vrarë në mbarë Iranin, sipas shoqatës humanitare GjysmëHëna e Kuqe iraniane.

131 qendra urbane janë goditur deri më sot, dhe fatkeqësisht pala iraniane raporton se 555 bashkatdhetarë kanë humbur jetën në këto sulme.

Shpërthimet kanë ndodhur në shumë rajone të vendit në kuadër të konfliktit më të gjerë që ka përfshirë edhe goditje ajrore dhe raketore.

Sulm me dron ‘Shahed 136’ ndaj bazës britanike të Qipro

1772440063_WW246ZSUMJKFBP4DVBPVCER244.avif

Baza ajrore britanike e Akrotirit në Qipro është goditur nga një dron, raporton Cyprus Mail. Personeli në bazë është informuar se një “dron i vogël” ka rënë në aeroport dhe se ka pasur një përgjigje të menjëhershme. Nuk ka viktima, por janë raportuar “dëmtime të lehta”. Ushtrisë iu është kërkuar të “mbetet në pozicion dhe të presë udhëzime të mëtejshme”, për shkak të shqetësimit për një “goditje të dytë”. Shpërthime dhe tinguj sirenash janë dëgjuar edhe në qytetin afër, Limassol.

Sipas disa burimeve, droni që goditi Qipron mund të ketë qenë një Shahed 136, i një lloji që përdoret edhe nga rusët në Ukrainë. Alarmi u dha pak para mesnatës lokale, ora 23:00 sipas orës shqiptare. Personelit të bazës iu kërkua të “kthehet në ndërtesa, të qëndrojë larg dritareve dhe të strehohet pas ose nën mobilje të forta” duke pritur udhëzime të mëtejshme. Më parë, sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, kishte bërë të ditur se dy raketa ishin drejtuar drejt Qipros. Ai shtoi: “Nuk besojmë se ishin drejtuar kundër Qipros, por kjo tregon se ekziston një kërcënim shumë real dhe në rritje nga një regjim që po vepron gjerësisht në rajon, dhe kjo na kërkon të veprojmë”.

Si masë paraprake, qeveria britanike ka vendosur të evakuojë familjarët e personelit të stacionuar në bazën e RAF në Akrotiri, duke i dërguar ata në akomodime alternative në ishullin e Qipros. Ministria britanike e Mbrojtjes konfirmoi se baza dhe personeli vazhdojnë të operojnë normalisht, duke garantuar sigurinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe të interesave të saj.

Baza e RAF ndodhet në një pjesë të Qipros që është territor sovran britanik, i njohur zyrtarisht si Zonat e Bazës Sovrane të Akrotirit dhe Dhekelias.

Advertisement