Politike
Dosja Veliaj/ Ajola Xoxa dërgon avokatin, mbrojtja: Është shtatzënë, e ka të ndaluar nga mjeku
Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt nuk është paraqitur sot në GJKKO për gjyqin. Mësohet se Xoxa ka dërguar në sallë avokatin Maks Haxhia. Ai ka deklaruar se, Xoxa nuk mund të marrë pjesë në seancë pasi ia ka ndaluar mjeku të shkojë për shkak se është shtatzënë.
“Klientja është në pamundësi shëndetësore, është shtatzënë, ia ka ndaluar mjeku që të vijë, i kam kërkuar të sjellë aktin e mjekut.”, tha Haxhiu.