Connect with us

Politike

Meta thumbon Ramën nga GJKKO: Nuk kam lëvizur me carter, s’kam pirë verë 33 mijë euro

GJKKO përmbylli seancën paraprake për Metën, ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurit e tjerë dhe të mërkurën e ardhshme do të vendosë nëse e kalon ose jo për gjykim dosjen penale ndaj tyre

Gjatë kësaj seanca ish-presidenti ka kundërshtuar akuzat ndërsa nuk ka hezituar të thumbojë dhe kryeministrin Edi Rama.

“Kam qenë shtetar dhe asnjëherë s’kam abuzuar me detyrën. Kam bërë jetë të të thjeshtë dhe jo luksi. Nuk kam lëvizur me carter dhe as kam pirë verë 33 mijë euro”, tha ai.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Meta lexuar para gjykatës një intervistë të dhënë nga ish-ambasadori Donald Lu, ku sipas tij Meta dilte si promotor i reformës në drejtësi. Ndaj Metës rëndojnë akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Advertisement