Connect with us

Aktualitet

Hyri në shtëpinë e fqinjve dhe i kërcënoi me armë, arrestohet 62-vjeçari

Një ngjarje e mundshme kriminale mes fqinjësh u parandalua falë ndërhyrjes së Policisë në Sarandë.

Pas një njoftimi nga një shtetase, që informonte se fqinj i saj kishte hyrë i armatosur në banesë dhe i kishte kanosur atë dhe familjarët, shërbimet e Komisariati i Policisë Sarandë reaguan menjëherë dhe shkuan në vendngjarje për neutralizimin e autorit.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, u arrestua shtetasi Sh.K, 62 vjeç. Gjatë kontrollit, policia sekuestronte armën e zjarrit, një pistoletë me mulli, e cila dyshohet të jetë përdorur për kanosjen e fqinjëve.

Hetimet paraprake tregojnë se konflikti kishte nisur për mosmarrëveshje mbi shfrytëzimin e pjesës së përbashkët, konkretisht tarracës në pallatin ku banojnë.

 

 

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Sarandë për veprime të mëtejshme.

Advertisement