Politike
ME BERISHEN, EDI RAMEN DO TA KEMI AKOMA NE QAFE
Ish-deputeti demokrat Edmond Spaho shkruan se kryeministri Edi Rama vijon të qëndrojë në krye të qeverisë ndërsa Berisha vijon të paralajmërojë protestën e radhës si ajo që do të shënojë “kilometrin e fundit”.
Spaho e ka cilësuar opozitës si të paaftë për të përmbysur gjendjen aktual politike në vend.
Në një postim të bërë në facebook, Spaho i referohet protestës së dështuar ditën e djeshme të mbajtur jashtë Kuvendit. E paralajmëruar si një protestë triumfi nga demokratët, rezultoi një mbledhje e një grushti militantësh përpara Parlamentit për tu shpërndarë 2 orë pas përfundimit të seancës parlamentare ku u vendos që Belinda Ballukut të mos i hiqej imuniteti.
Ish-deputeti demokrat shkruan se kryeministri Edi Rama vijon të qëndrojë në krye të qeverisë ndërsa Berisha vijon të paralajmërojë protestën e radhës si ajo që do të shënojë “kilometrin e fundit”.
Spaho e mbyll postimin duke thënë se falë kësaj opozite, Edi Rama do të drejtojë Shqipërinë dhe për shumë vite të tjera.
Postimi i Edmond Spahos
Opozita e paafte te ndryshoje gjendjen. E disata here qe premton se kjo proteste rrezon Ramen. Rama vazhdon mbreterimin. Kryetari opozites njofton protesten e rradhes. Nga sot, ne sajen tuaj, Edi Rama nuk eshte me Kryeminister. Jemi ne kilometrin e fundit! Me kete drejtues opozite Ramen do e kemi ne qafe edhe per shume vjet. Njera dore lan tjetren, te dyja lajne fytyren.