Connect with us

Bota

Kushdo mund të blihet/ SHBA i vendos çmimin kokave të regjimit në Teheran

Shtetet e Bashkuara kanë bërë me dije se përmes programit të tyre “Rewards for Justice” (shpërblime për drejtësi) po ofron një shumë deri në 10 milion dollarë për secilin që ofron informacion të vlefshëm lidhur me Mojtaba Khamenein, liderin e ti Suprem të Iranit, si dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të regjimit iranian dhe strukturave të tij ushtarake dhe sigurie.
Kjo nismë është pjesë e përpjekjeve të Washingtonit për të ndihmuar në identifikimin dhe drejtimin e autorëve që, sipas Qeverisë amerikane, udhëheqin, organizojnë dhe ekzekutojnë operacione terroriste në mbarë botën.
Lista e personave për të cilët kërkohet informacion përfshin udhëheqës të Gardës Revolucionare Islamike dhe funksionarë të tjerë të lartë iranianë, përfshirë figura si Ali Asghar Hejazi, Yahya Rahim Safavi, Ali Larijani, ministrat Eskandar Momeni dhe Esmail Khatib dhe pozicione të tjera kyçe në strukturat e sigurisë iraniane.
Sipas njoftimit të Departamentit të Shtetit, informacioni i vlefshëm për vendndodhjen, aktivitetet ose lidhjet e këtyre personave mund të çojë në shpërblime deri në 10 milion dollarë, dhe kontaktimi i programit mund të bëhet përmes platformave të koduara ose rrjeteve të sigurisë si Tor.
……

Advertisement