Connect with us

Bota

RRETHI I ZJARRIT/ SHBA SULM MASIV NE IRAN

Tensionet në Lindjen e Mesme u rritën ndjeshëm pas njoftimit të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, se Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara kreu një nga “sulmet më të fuqishme me bombardim në historinë e Lindjes së Mesme” ndaj ishullit strategjik të Iranit, Kharg.
Sipas deklaratës së Trump, të gjitha objektivat ushtarake në ishull u shkatërruan plotësisht, ndërsa infrastruktura e naftës u kursye “për arsye dinjiteti”.
Ai paralajmëroi se ky kursim mund të rishikohet nëse Irani apo aktorë të tjerë ndërhyjnë në “lëvizjen e lirë dhe të sigurt të anijeve në ngushticën e Hormuzit”.
Presidenti e paraqiti këtë operacion si një demonstrim të fuqisë ushtarake amerikane, duke deklaruar se forcat e SHBA-ve kanë “armët më të fuqishme dhe më të sofistikuara që bota ka parë ndonjëherë”.
Ai shtoi se Irani “nuk ka asnjë mundësi për të mbrojtur çfarëdo që ne duam të sulmojmë dhe se vendi nuk do të ketë kurrë armë bërthamore.

Trump përfundoi me një paralajmërim të fortë për forcat iraniane dhe grupet e lidhura, duke i këshilluar të “hedhin armët dhe të ruajnë atë që ka mbetur nga vendi i tyre, që nuk është shumë”.
Sulmi ndaj ishullit Kharg vjen në një moment të ndjeshëm për tregjet ndërkombëtare të naftës, duke marrë parasysh rëndësinë strategjike të ishullit për eksportin e naftës së Iranit dhe afërsinë me ngushticën e Hormuzit, një pikë kyçe për transportin detar global.
Situata në Hormuz ka qene gjithashtu shumë shqetësuese, me Iranin që ka bllokuar kalimet dhe me goditjen ndaj disa cisternave të lidhura me SHBA-të.

Advertisement