Bota
Trump ia bën të qartë Iranit: Nuk do të keni kurrë armë bërthamore, hiqni armët
Në një postim në Truth, presidenti amerikan Donald Trump shkruan se Irani s’do të ketë kurrë armë bërthamore.
Ai këshillon terroristët iranianë që të heqin armët dhe të shpëtojnë vendin.
“Irani nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore, as aftësinë për të kërcënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lindjen e Mesme apo, në fakt, botën!
Ushtria iraniane dhe të gjithë të tjerët e përfshirë në këtë regjim terrorist do të bënin mirë të heqin armët dhe të shpëtojnë atë që ka mbetur nga vendi i tyre, që nuk është shumë”, shkroi Trump.
Presidenti Trump: Irani dëshiron një marrëveshje, por jo një që do ta pranoja
Pas sulmeve ndaj ishullit Kharg, që sipas Uashingtonit, shkatërruan të gjitha objektivat ushtarake, por jo infrastrukturën e naftës, presidenti Trump reagoi në Truth Social.
“Mediat e lajmeve të rreme urrejnë të raportojnë sa mirë u soll ushtria e Shteteve të Bashkuara kundrejt Iranit, që u mund plotësisht, dhe se Irani dëshiron një marrëveshje, por jo një marrëveshje që unë do ta pranoja!”, shprehet ai.