Connect with us

Kosova

Një vend për Osmanin/ Serwer: Kriza e zgjatur politike në Kosovë rrezikon marrëdhëniet me Amerikën

Analisti amerikan Daniel Serwer ka paralajmëruar se kriza e zgjatur institucionale në Kosovë nuk është normale dhe mund të dëmtojë seriozisht pozitën e vendit në arenën ndërkombëtare, përfshirë edhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, profesori nga universiteti tha se një marrëdhënie e qëndrueshme midis Uashingtonit dhe Prishtinës nuk mund të ndërtohet në rrethana kur vendi funksionon me institucione të përkohshme.

Sipas tij, një qeveri në detyrë dhe mungesa e një presidenti të zgjedhur e bëjnë të vështirë ndërtimin e një partneriteti të fortë me SHBA-në.

Serwer theksoi gjithashtu se krizat e përsëritura politike e bëjnë Kosovën të duket jokompetente në sytë e aleatëve ndërkombëtarë.

Megjithatë, ai e vlerësoi si të mençur vendimin e presidentes së Kosovës për t’u përfshirë në një nismë ndërkombëtare për paqen në Gazë, duke e parë atë si një mënyrë që Kosova të pozicionohet më mirë në raport me Uashingtonin.

Sipas Serwer, anëtarësimi në NATO duhet të jetë një nga objektivat më urgjente strategjike të Kosovës dhe paralajmëroi se pa mbështetjen e aleancës dhe Amerikes, vendi do ta kishte të vështirë të sigurojë mbrojtjen e tij në rast të ndonjë kërcënimi të mundshëm.

Advertisement