Connect with us

Rajon

“Kjo nuk është beteja jonë” – zëdhënësi grek i thotë STOP operacioneve ushtarake

Greqia nuk do të angazhohet në operacione ushtarake në Ngushticën e Hormuzit, deklaroi të hënën zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis.

Deklarata vjen në një moment kur tensionet në rajon janë rritur dhe Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje aleatëve të kontribuojnë në rihapjen e rrugës strategjike detare.

Ndërkohë, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikën e jashtme, Kaja Kallas, reagoi ndaj paralajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se NATO mund të përballet me një të ardhme “shumë të keqe” nëse aleatët nuk ndihmojnë për rihapjen e ngushticës.

“Është në interesin tonë që Ngushtica e Hormuzit të mbetet e hapur dhe për këtë arsye po diskutojmë se çfarë mund të bëjmë në këtë drejtim”, u tha Kallas gazetarëve para një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.

 

Advertisement