Connect with us

Pinknews

Eliminimi i Gimbos, Selin përlotet në dhomën e rrëfimit: Si njeri pa njeri

Pas televotimit të hapur ditën e shtunë, ku ndodhej në një nominim ‘kokë më kokë’ me Brikenë, DJ Gimbo la përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP mbrëmjen e së martës.

Pas eliminimit të Gimbos, Selin u duk e përlotur, teksa ish-banori i foli nga studio.

Në profilin zyrtar të Big Brother Vip 5 është publikuar një video e Selin në Dhomën e Rrëfimit menjëherë pas përfundimit të Prime-t të mbrëmjes së djeshme.

Aty, ajo shfaqet me lot në sy dhe shprehet se do të jetë më e vështirë për të, tani që Gimbo nuk do të jetë më pjesë e shtëpisë.

“E dija që do të ndodhte kështu. Jam mërzitur se ishte e vështirë kur ishte ai këtu, imagjino pa Gimbon fare. E di kur je kështu, njeri pa njeri”, është shprehur Selin te Dhoma e Rrëfimit.

Advertisement