Aktualitet
Trump kërcënoi ta kthente Iranin në mesjetë, por ishte bllof, tani po përpiqet ta mbyllë luftën
Analisti Ermir Gjinishi ka folur për zhvillimet e fundit të luftës në Iran, e cila duket se po shkon drejt përfundimit, për shkak se Presidenti Trump ka deklaruar se negociatat kanë qenë produktive.
Gjinishi tha se rezistenca që ka bërë Irani, solli që SHBA të mos arrinte objektivat, por tashmë Trump po kërkon ta mbyllë luftën dhe të gjejë kauzë për tu dukur fitimtar.
“Ultimatumi i Presidentit, alarmoi jo vetëm rajonin dhe palët, por të gjithë botën. Ai kërcënoi midis të tjerave, nëse nuk hapni Hormuzin do të godas të gjithë kapacittet energjitike të Iranit, kjo rrezikonte që Irani të kthehej në mesjetë, pa dritë, do të gjunjëzohej tërësisht.
Izraeli vijon sulmet fill pas kërcënimit, apo ultimatumit të Trump, Natanzit një nga objektet bërthamore, Irani tregoi kapacitet sulmi të jashtëzakonshë, sepse goditi Dimona dhe Aradin. Dimona është centrali bërthamor.
Irani tregoi se kishte kapacitet për ta goditur. Goditi Haifën. Bëri një goditje në Arad, me një raketë lëshoi 3-4 godina në tokë, Irani tregoi s nuk luan me bllof. Bllof në këtë rast doli kërcënimi i Trump. Pas këtyre goditjeve e pa që Irani nuk tërhiqet. Nëse në fillim thonim që Izraeli e ka betejë ekzistenciale, porn ë fakt Irani e ka betejë ekzistenciale. Trump u tërhoq dhe bëri atë fjalim, ku fjalia e parë kundërshtonte të dytën. Trump nuk përmendi më zhdukjen e rraketave balistike, por u përqëndrua te konteksti bërthamor. Trump po përpieqt të mbyllë luftën dhe të gjejë kauzë për të dalë si fitimtar.
Lufta ka mbaruar, që në momentin që nuk u realizuan objektivat kryesore. U godit lidershipi dhe sitauta u ashpërsua. U goditën raketat mbi tokë, por u tregua se ka kapacitete nën tokë.
Trump tha nuk do të ketë luftë dhe do të ketë garanci që të mos përsëritet lufta. Pra solli edhe kushtet e Iranit për përfundimit e luftës. Ka patur kontakte Witkoff dhe Kushner, është lajmëruar edhe një takim, ku Irani do të përfaqësohet nga kryetari i parlamentit”, deklaroi Gjinishi.