Aktualitet
I moshuari plagoset në sy me plumb gome, në gjendje shoku
Një incident i rëndë është regjistruar gjatë protestës së sotme në Tiranë, ku një qytetar ka mbetur i plagosur në fytyrë pasi është goditur nga një bombolë gazi lotsjellës.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, bombola është lëshuar nga forcat e rendit në lartësinë e trupit dhe ka goditur drejtpërdrejt qytetarin në fytyrë.
I gjakosur dhe në gjendje shoku pas goditjes, burri është ndihmuar menjëherë nga protestues dhe qytetarë të pranishëm në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve mjekësore.
Ngjarja ka shtuar shqetësimet për sigurinë e pjesëmarrësve, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe policisë vijojnë të shoqërohen me përdorimin e gazit lotsjellës.
Rrethanat e plota të incidentit, si dhe gjendja shëndetësore e qytetarit të plagosur, mbeten për t’u konfirmuar nga burime zyrtare.
Ndërkohë, situata në zonën e bulevardit mbetet e tensionuar, ndërsa zhvillimet e protestës vijojnë të ndiqen nga afër.