Connect with us

Kosova

Kurti takohet me Macron/ Vuçiç: Ka kërkesa shumë të rrezikshme, Europa të mos i pranojë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet në Paris me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe do paraqesë dy kërkesa, njëra prej të cilave është “shumë e rrezikshme” –  tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe u bëri thirrje të gjithë zyrtarëve botërorë “të mos luajnë me të”.

Sipas presidentit serb, Kurti do t’i kërkojë Macronit që NATO të largohet nga zona tokësore e sigurisë në veri të Kosovës dhe që Franca ta mbështesë këtë në mënyrë që Prishtina “të mund të fusë aty Forcat e Sigurisë së Kosovës, gjë të cilën Vucic  e përshkroi si një kërkesë “shumë të rrezikshme”.

“Shpresoj që askush në NATO nuk do të mendojë ta mbështesë një kërkesë të tillë. Jam i sigurt se edhe miku im Macron nuk do ta mbështesë, pasi do të ishte një sulm i drejtpërdrejtë ndaj paqes, ndaj popullsisë sonë dhe ndaj të gjithë Serbisë” – deklaroi  Vuçiç.

Presidenti i Serbisë tha gjithashtu se autoritetet në Beograd “kanë njerëz brenda në mjedisin e Kurtit” dhe se e kanë marrë axhendën e tij për bisedën qe do te kete me Macronin.

“Po u kërkoj të gjithë zyrtarëve botërorë të mos luajnë me kërkesat e Kurtit dhe gjithashtu KFOR-i të vazhdojë me rolin e tij, me të cilin ne jemi të kënaqur”, tha Vuçiç dhe shtoi se Beogradi do të “vazhdojë të kultivojë marrëdhënie të mira” me misionin e KFOR-it, të udhëhequr nga NATO.

 

Advertisement