Connect with us

Sport

Italia dhe pasuesi i Gattusos/ Pep Guardiola drejt stolit të kombëtares italiane

Në orët e fundit është shfaqur edhe një emër tjetër nga jashtë Italisë dhe sipas Gazzetta Dello Sport bëhet fjalë për Pep Guardiolën.

Katalanasi do të largohet nga Manchester City, nuk ka probleme financiatre dhe mund te tentojë bastin e madh me ndihmën ekonomike të sponsorëve. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shohim se çfarë do të ndodhë.

Në pritje për të zbuluar se kush do të jetë presidenti i ri i Federatës Italiane të Futbollit, në këtë institucion e kanë një ide të qartë se kush do të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane në vend të Gattusos.

Ideja është që në pankinën e Të Kaltërve të vijë një emër me peshë dhe në këtë pikë lista përbëhet nga 4 kandidatë: Antonio Conte, Roberto Mancini, Simone Inzaghi dhe Massimiliano Allegri, gjithnjë nëse krijohen kushtet që ata të mund të largohen nga klubet e tyre.

Antonio Conte e ka drejtuar Kombëtaren Italiane në Euro 2016 duke u eliminuar në çerekfinale nga Gjermania me 11 metërsha. Trajneri aktual i Napolit do të shihte me sy të mirë një rikthim në stolin e Të Kaltërve, por i duhet të bëjë llogaritë me De Laurentiis dhe nuk është aspak e sigurt që ky i fundit ta lejojë largimin e trajnerit salentin edhe për shkak të kontratës që skadon në 2027.

Ndërkaq në orët e fundit është shfaqur edhe një emër tjetër nga jashtë Italisë dhe sipas Gazzetta Dello Sport bëhet fjalë për Pep Guardiolën. Katalanasi do të largohet nga Manchester City, nuk ka probleme financiatre dhe mund te tentojë bastin e madh me ndihmën ekonomike të sponsorëve. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shohim se çfarë do të ndodhë.

 

Advertisement