Connect with us

Kronike

Makina përplas të moshuarën te vijat e bardha

Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur të dielën në rrugën Transballkanike. Një automjet tip Toyota ka përplasur një grua rreth 75 vjeçe e cila ishte duke kaluar në vijat e bardha.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe autoambulanca. E dëmtuara është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, Policia po kryen verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Advertisement