Connect with us

Bota

Borxh për besnikërinë/ Bashkimi Evropian dhe Ukraina krijojnë aleancë për dronët

Bashkimi Evropian dhe Ukraina do të krijojnë një aleancë të përbashkët për zhvillimin e dronëve ushtarakë dhe teknologjive kundër tyre.

Lajmi u bë i ditur nga “European Pravda”, ndërsa Komisioni Evropian ka hapur zyrtarisht thirrjen për subjektet që dëshirojnë të bëhen anëtare themeluese të kësaj aleance.

Sipas Komisionit Evropian, qëllimi i nismës është forcimi i sigurisë dhe mbrojtjes së Bashkimit Evropian dhe Ukrainës përmes krijimit të një ekosistemi inovativ industrial për dronët ushtarakë. Aplikimet do të pranohen deri më 25 maj 2026.

Komisioni Evropian theksoi se iniciativa vjen si përgjigje ndaj kërcënimeve në rritje nga përdorimi i dronëve në konfliktet moderne.

Aleanca pritet të kontribuojë në ndërtimin e kapaciteteve të plota për zhvillimin e mjeteve ajrore pa pilot dhe sistemeve kundër tyre, në përputhje me planin “Defense Readiness Roadmap 2030” dhe planin e veprimit të Komisionit për sigurinë e dronëve.

Anëtarët themelues do të përzgjidhen nga aplikantë me përvojë të provuar në ekosistemin e dronëve ushtarakë në Bashkimin Evropian dhe Ukrainë. Ata do të formojnë bordin e parë drejtues të aleancës, i cili do të përcaktojë prioritetet dhe drejtimet kryesore të aktivitetit.

Operacionet e aleancës pritet të nisin në muajt e ardhshëm.

Advertisement