Connect with us

Aktualitet

Shën Gjergji në Dibër/ Festa që nderon Gjergj Kastriotin Skënderbeun

Shën Gjergji, festa tradicionale që festohet në mbarë Dibrën dhe në shumë treva shqiptare, prej vitesh tashmë është përfshirë edhe në kalendarin zyrtar të festave të kësaj bashkie, si “Dita e Emrit të Gjergj Kastriotit Skënderbeu”.

Aktivitetet qendrore u mbajtën në Sinë, pranë muzeut të familjes Kastrioti, vend që konsiderohet si origjina e kësaj familjeje të njohur historike.

Një moment i veçantë dhe për t’u vlerësuar ishte dhurimi i “setit të armëve” të Gjergj Kastriotit për muzeun, nga djemtë e Çidhnës, organizatorë të këtij aktiviteti.

Studiuesi Haki Përnezha u shpreh se është pikërisht toponimia ajo që mbështet tezën e historianit Kristo Frashëri, sipas së cilës fisi i Kastriotëve e ka origjinën nga kjo krahinë, në katër breza.

Gazetari Marin Mema, në fjalën e tij, u shpreh se Gjergj Kastrioti mbetet simbol i bashkimit kombëtar dhe se shqiptarët, sa herë kanë qenë të bashkuar, kanë ditur të fitojnë, ashtu si në kohën e Skënderbeut dhe në luftën e Kosovës.

Më pas, festimet u zhvendosën në Kastriot, zonë që dikur ishte nën zotërimin e familjes Kastrioti. Një koncert i organizuar në bulevardin e Peshkopisë mbylli aktivitetet festive në kujtim të Ditës së Emrit të Gjergj Kastriotit Shën Gjergjit.

Advertisement