Connect with us

Bota

Iranianët janë njerëz budallenj/ Reagon Irani: Amerikanët do të habiten çfarë i pret…

Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar tonet ndaj Iranit, duke deklaruar se vendi është i ndarë mes “të moderuarve që duan të arrijnë marrëveshje dhe të çmendurve që duan të luftojnë deri në vdekje”.

“Në Iran ka njerëz të moderuar që duan marrëveshje dhe të çmendur që duan të luftojnë deri në fund. E njëjta gjë ndodh edhe në vendin tonë. Besoj se atje kanë frikë nga të çmendurit, por të moderuarit respektohen më shumë”, deklaroi Trump.

Më pas ai sulmoi edhe iranianët që, sipas tij, besojnë se Amerika do të lodhet nga operacioni ushtarak.

“Sa budallenj janë? Mendojnë se do të lodhem, do të mërzitem apo do të ndiej presion. Nuk ka asnjë presion. Do të arrijmë një fitore totale. Në teori, nga pikëpamja ushtarake, ne tashmë kemi arritur një fitore totale”, tha Trump para gazetarëve në Zyrën Ovale.

Trump komentoi edhe armëpushimin aktual, të cilin e cilësoi “shumë të dobët”.

“Është në terapi intensive pas atij propozimi plehrë që na dërguan. Ka vetëm 1% mundësi të realizohet”, deklaroi ai nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti amerikan shtoi se shumë njerëz pyesin nëse ai ka një plan për situatën, duke u përgjigjur: “Sigurisht që kam një plan, dhe është plani më i mirë ndonjëherë”.

Nga ana tjeter, pasi Donald Trump tha se armëpushimi me Iranin në fakt varet nga një fije, ka reaguar edhe Irani zyrtar: –

“Forcat tona të armatosura janë gati të përgjigjen në mënyrë shembullore ndaj çdo agresioni: strategjitë dhe vendimet e gabuara do të kenë gjithmonë një rezultat të gabuar, siç e ka kuptuar tashmë e gjithë bota. Ne jemi gati për të gjitha opsionet. Amerikanët do të habiten.” Keshtu ka shkruar në X kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf.

Advertisement