Politike
“Presim dritën jeshile për mbylljen e negociatave”/ Opozita akuzon se qeveria po mban sekrete
Shqipëria ka bërë progres të lartë në procesin për integrimin në BE. Kryengociatorja Majlinda Dhuka raportoi në komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme bilancin për procesin gjatë vitit 2025 dhe 4-mujorit të parë të 2026.
Bashkimi Europian I ka parashtruar Shqipërisë 101 kushte për mbylljen e negociatave. Dhuka cilësoi fushën e mbrotjes së mjesidist dhe të sigurisë ushqimore si kapitujt më sfidues, që kërkojnë një bashkëpunim në afatgjatë.
“BE i ka parashtuar Shqipërisë 101 kushte per mbylljen e negocitiave per 31 kapituj. Kemi hartuar 31 draftplane pune në të cilat janë zbërthyer planet e veprimit për 600 nisma evropiane që në disa raste janë nisma ose ndryshime ligjore”, tha Majlinda Dhuka, Ministe e Shtetit dhe Kryenegociatore.
Kryenegociatorja veçoi se gjatë kësaj periudhe është punuar sistematikisht për të forcuar sistemin e drejtësisë dhe deklaroi se Shqipëria është në pritje të përfundimit të diskutimeve të vendeve anëtarë mbi kapitujt e drejtësisë dhe sigurisë.
“Po diskutohen kushtet për kapitujt drejtësia dhe siguria. Shqipëria pret me interes të lartë përfundimin e diskutimeve me vendet anëtare. Kjo do t’i jepte vendit dritën jeshile për t’u futur formalisht në fazën e mbylljes së negociatave”, shtoi ajo.
Dhuka vlerësoi punën e SPAK dhe Gjykatës së Posacme gjatë vitit 2025 për rritjen e aktivitetit ndaj luftës kundër korrupsionit. Në përfundim të raportimit nisën edhe kritikat e anëtarëve opozitarë. Zv.kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, e cilësoi një raport sipërfaqësor dhe kërkoi llogari se përse procesi integrimit mbahet sekret nga qeveria.
“Pyetja kryesore pse e mbani si sekret procesin, top secret? Nuk dihen as kush janë kushtet, pse si bëni publike? Pse po ndryshon Shqipëria idenë e anëtarësimit? Rama me Vuçiç na prezantojnë modele të reja integrimi pa të drejta të plota të Shqipërisë. Çfarë mesazhi i jepet BE kur kryeministri mori në mbrojtje publikisht persona që janë në akuza zyrtare nga SPAK, mori në mbrojtje Mirlinda Karcanajn, ka marrë në mbrojtjë Belinda Ballukun”, replikoi Vokshi.
Ndaj diskutimeve të kolegëve opozitarë reagoi edhe Taulant Balla, i cili iu përgjigj akuzave se nuk kanë marrë në dorë listën e projektligjeve. “Çdo deputet e ka në dorë listën, e keni të publikuar edhe në faqen zyrtare të kuvendit”, tha ai. Edhe demokrati Eno Bozdo e komentoi negativisht raportimin duke e cilësuar si një raport që prezanton reforma vetëm në letër.