Connect with us

Politike

Raporti për integrimin në BE/ Berisha: Përse nuk e lexoni në parlament, nuk i dilni dot për zot, e keni shkruar vetëm mashtrime

Kuvendi është mbledhur në seancën e radhës plenare. Në rendin e ditës një nga pikat kryesore është mocioni me debat për problematikat e evidentuara në raportin vjetor të DASH për klimën e investimeve në Shqipëri, si edhe për raportin vjetor të qeverisë për integrimin në BE

Në nisje të seancës parlamentare, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi njoftoi se interpelanca me kryeministrin Rama e kërkuar me urgjencë nga deputetët e PD për ”Smart City”, nuk pranohet.

Kryetari i PD Sali Berisha kërkoi që raporti i qeverisë për integrimin në BE, të lexohet në Kuvend. Berisha thotë se raporti është i mbushur me mashtrime nga PS dhe se qeveria e Ramës kërkojnë që t’ia fshehin të vërtetën qytetarëve.

“Keni paraqitur raportin mbi integrimin në BE, i cili ng alfa te omega, është mashtrim dhe vetëm mashtrim. Ky është një akt i rëndë në një moment shumë të rëndësishëm për shqiptarët, ju paraqisni një raport që nuk guxoni ta lexoni dhe vendosni që raporti të mos lexohet që qytetarët të mos njihen me mashtrimet tuaja. Kërkoj të tërhiqet menjëherë raporti. Është fund e krye mashtrime dhe burokraci. Përsa i përket performancës, janë trillime. Të gjitha nxihen nga një figurë, Rama dhe Lubia. Ajo mbetet kryehajdute pas Ramës. Raporti nuk miratohet, duhet të lejohet këtu dhe mbi bazën e raporti të lexuar të Këshillit të Ministrave të bëhen diskutime e më pas të miratohet rezoluta. Sepse keni mbushur me mashtrime”, tha Berisha.

Në përgjigje të kritikave të Berishës, kreu I Kuvendit, Niko Peleshi tha se “Raporti lexohet dhe diskutohet në komisione, këtu paraqitet rezoluta. Do të kemi pesë orë në dispozicion për të diskutuar. Dikush mund të japë opinionin e tij, dikush mund të lexojë pjesë raporti. Kjo është në zgjedhjen tuaj”.

‘E quajte Ramën Skënderbe dhe të flaku’, Spiropali replikën me Berishën: Je denoncuesi dhe garantuesi më i madh i sistemit! Çliro opozitën, s’je i besueshëm

Pasi mori fjalën në Kuvend, Sali Berisha gjeti edhe një moment për të sulmuar deputeten socialiste Elisa Spiropali duke thënë se ajo e ka quajtur Ramën Skënderbe dhe ai e ka flakur.“Dhe ju që po më shihni atje, do u bëj një pyetje unë këtu, si ka mundësi që ajo e quan Pallosh i Gjatë dhe ai bën gjithçka për ta mbrojtur, kurse ti e quan Skënderbe dhe të flak. Cila është arsyeja?”, tha Berisha.Elisa Spiropali iu përgjigj Sali Berishës për deklaratën e tij duke thënë se ai është njëkohësisht denoncues dhe garantues i sistemit e kjo kontradiktë, e bën të pabesueshëm për qytetarët.“Sali, je i pabesueshëm sepse njëkohësisht edhe denoncuesi më i madh, edhe garantuesi më i madh i sistemit. Kur të çlirosh sistemin, kur të çlirosh partinë, opozitën, mund të flasim këtu dhe ndoshta termat doktor do të të ngjisin më shumë. Sot për sot, kontradikta e të qenit edhe denoncues, edhe garantues, u jep qytetarëve të drejtën mos të të besojnë”, tha Spiropali. 

Advertisement