Politike
“Rroftë Shqipëria”/ Thirrja e Ballës pas lajmit të madh nga BE
Procesi i integrimit europian të Shqipërisë ka marrë një tjetër sinjal pozitiv, pasi Bashkimi Europian ka dhënë dritën jeshile për miratimin e IBAR.
Në Kuvend, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se objektivi i qeverisë mbetet mbyllja e marrëveshjes së anëtarësimit deri në dhjetor të vitit 2027, duke theksuar se Shqipëria po ecën sipas kalendarit të dakordësuar me Brukselin.
“Vetëm, gjatë muajve të fundit, kanë kaluar më shumë se 200 ligje në Parlament. 100 prej tyre, ligje që lidhnin vetëm me legjislacionin. Kemi hyrë në një fazë tjetër, një fazë historike. Kemi nderin që të jemi përfaqësuesit e popullit në këtë sallë, në këtë moment historik për Shqipërinë. Duhet t’i përgjigjemi kësaj detyre historike që na ka rënë nderi i madh që të jemi në këtë sallë.
Nga sot, deri në dhjetor të vitit të ardhshëm 2027, duhet ta mbyllim marrëveshjen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Duhet të kemi të gjithë besim që mund ta arrijmë. Jemi brenda atij kalendari që kemi dakordësuar. Ambicien për ta përmbyllur këtë proces e kemi të bazuar nga protokollet që vijnë nga Komisioni dhe vendet anëtare.
Në këtë kuadër, mendoj se çdo gjë është thënë. Dua ta përcjell pozicionin e qeverisë gjermane dhe kancelarit Merz. Është një lajm i mirë.
Në frymën e kësaj rezolute që miratuam javën e kaluar, mirënjohje dhe falënderime për deputetët që e votuan. Le të bëhemi bashkë për Shqipërinë tonë të përbashkët. Rroftë Shqipëria”, tha Balla.