Connect with us

Bota

LUFTA/ TENSION NE NGUSHTICEN E HORMUZIT

Shtetet e Bashkuara kanë rifilluar operacionin detar të eskortimit të anijeve në Ngushticën e Hormuzit, në një sinjal të ri të përshkallëzimit të pranisë ushtarake amerikane në një nga korridoret më strategjike energjetike të botës.

Sipas raportimit të Wall Street Journal, që citon zyrtarë ushtarakë amerikanë, Marina amerikane po udhëheq sërish kalimin e anijeve tregtare dhe cisternave përmes Hormuzit, pas një përpjekjeje të ngjashme të ndërprerë më herët këtë muaj.

Raportohet se forcat amerikane kanë shoqëruar tashmë një cisternë greke me rreth dy milionë fuçi naftë bruto, pranë brigjeve të Omanit.

Anija, sipas raportimit, kishte mbetur e bllokuar në Lindjen e Mesme që prej muajit mars dhe tashmë është nisur drejt Indisë.

Lëvizja vjen në një moment tensionesh të vazhdueshme mes Washington-it dhe Teheranit, ndërsa Irani ka paralajmëruar se çdo anije që kalon nëpër Hormuz duhet të koordinojë paraprakisht itinerarin, duke kërcënuar me goditje në rast mosrespektimi.

Pavarësisht këtyre paralajmërimeve, cisterna greke kaloi ngushticën me mbështetjen amerikane.

Ndryshe nga tentativa e parë e këtij muaji – e cila u pezullua nga Presidenti Donald Trump brenda vetëm 36 orësh – këtë herë nuk ka pasur ende një njoftim zyrtar publik nga Washingtoni.

Sipas zyrtarëve të cituar nga Wall Street Journal, Marina amerikane planifikon të asistojë rreth një duzinë anijesh të tjera në ditët në vijim, përfshirë cisterna të mëdha nafte dhe anije kontejnerësh.

Advertisement