Connect with us

Aktualitet

Dede Prenga: Zvërneci ishte pika që derdhi gotën, por është vetëm maja e ajsbergut

I ftuar në emisionin “Tik Talk” në NTV, në një intervistë me moderatoren Grisela Zendeli, gjenerali Dede Prenga e cilësoi situatën e krijuar në Zvërnec si “pikën e ujit që derdhi gotën”, duke argumentuar se reagimi qytetar nuk lidhet vetëm me këtë rast, por me një pakënaqësi të akumuluar prej kohësh.

Sipas Prengës, mungesa e transparencës në vendimmarrje dhe mosinformimi i qytetarëve për çështje me interes publik kanë krijuar terrenin për reagime të forta shoqërore. Ai u shpreh se protesta dhe kundërshtitë e shfaqura së fundmi janë pasojë e një pakënaqësie që ka ardhur duke u rritur ndër vite.

“Zvërneci ishte shkaku që e shpërtheu reagimin, por ai është vetëm maja e ajsbergut”, deklaroi Prenga, duke shtuar se problemet shtrihen në disa fusha, nga ekonomia te politika dhe siguria.

Gjenerali kritikoi gjithashtu mënyrën se si paraqitet situata në vend nga qeveria, duke theksuar se realiteti, sipas tij, është i ndryshëm nga tabloja që prezantohet publikisht.

Advertisement