Bota
Merkel: Vaksina antiCOVID e mundur para Krishtlindjeve
GJERMANI– Kancelaria gjermane Angela Merkel deklaroi ditën e sotme se vaksina antiCOVID mund të mbërrijë përpara Krishtlindjeve në vend dhe qeveria do ta vendosi menjëherë në dispozicion të personeleve mjekësore.
Merkel tha se vaksina është drita në fund të tunelit në këtë situat të keqe që ndodhemi, megjithatë shtoi se jo të gjithë do mund të vaksinohen në muajit e dimrit.
Mbi çështjen e vaksinave Ministria e Shëndetësisë paraqiti një rekomandim prej 24 faqesh. Ajo tha se vaksinimi do të bëhet përmes një procesi i cili do zgjasë 15 minuta dhe do të zhvillohet përmes një sistemi “njëkahësh” cili përbëhet nga regjistrimi i secilit person që do të vaksinohet, informimi, vaksinimi dhe vëzhgimi.
Pavarësisht lajmit pozitiv të vaksinës kundër COVID-19 mbarëvajtja e vaksinës do të krijoj vështirësi për qeverinë gjermane, pasi ajo duhet të ruhet në kushte specifike që të rezultoi efikase.