Sport
Meksika e nis me festë Botërorin, mposht pastër Afrikën e Jugut para tifozëve të vet
Skuadra e Aguirre, para publikut vendas në stadiumin ‘Azteca’, ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0. Goli i parë erdhi që në minutën e 9 nga Quinones, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë vendasit mbetën me 10 lojtarë. Në vijim Meksika do të shënonte edhe golin e dytë me Raul. Si të mos mjaftonte kjo pak minuta nga fundi i ndeshjes Afrika e Jugut mori edhe kartonin e dytë të kuq, duke mbyllur ndeshjen me 9 lojtarë. Gjithsesi në minutat shtesë edhe Meksika u ndëshkua me të kuq, pasi Montes ndërhyri gabimisht.
Kronologjia e ndeshjes
84’ Afrika e Jugut merr kartonin e dytë të kuq. Zwane lë ekipin me 9 lojtarë në minutat e fundit
67’ Meksika shënon golin e dytë me Raul Jimenez. 2-0 në Azteca, ndërsa Afrika e Jugut prej minutash luan me 10 lojtarë.
45+3’ Ka përfunduar pjesa e parë ndeshjes Meksikë–Afrikë e Jugut me rezultatin 1-0.
9’-Quinomes shënon golin e parë të Botërorit. Futbollisti i Meksikës ndëshkon Afrikën e Jugut.
1’-Pas ceremonisë hapëse që zgjati rreth 30 minuta, por edhe nxehmjes në fushën e blertë nisi në stadiumin ‘Azteca’ ndeshja Meksikë-Afrikë e Jugut.
Si vinin skuadrat
Meksika vjen pas një rekordi shumë pozitiv ndeshjesh kohët e fundit, ndërsa Afrika e Jugut kthehet në skenën globale pasi ka humbur tre turne. Vendasit kanë qenë të pamposhtur në 2026, duke korrur rezultate mbreslënëse gjatë përgatitjeve, që kulmojnë me fitoren 5-1 kundër Serbisë. Ata vijnë gjithashtu si kampionë kontinentalë, pasi fituan Ligën e CONCACAF si dhe Kupën e Artë në 2025, duke mposhtur Panamanë dhe SHBA-të në finale.
Trajneri i Meksikës, Javier Aguirre i cili luajti si futbollist në vitin 1986 kur vendi i tij priti Botërorin, thotë se ‘nuk ka asgjë më të bukur se të debutosh në vendin e lindjes’. ‘Do të luajmë si familje,’-thotë ai. Disa lojtarë të Meksikës janë rikthyer në formë kohët e fundit, duke iu referuar Luis Angel Malagon por edhe Marcelo Ruiz. Vendasit cilësohen favoritë absolutë kundrejt vendit të 60 në renditjen e FIFA-s, por trajneri Aguirre i ka kërkuar lojtarëve të ulin euforinë.
Te Afrika e Jugut mesfushori Teboho Mokoena është përpjekur të kalojë presionin te Meksika, duke deklaruar se ‘ne nuk kemi presion, por organizatorët po’. Trajneri Hugo Broos ndërkohë tha se për Afrikën e Jugut grupi është shumë i vështirë.
Meksika dhe Afrika e Jugut bëjnë pjesë në grupin A të Botërorit ku janë edhe Republika Çeke e Korea e Jugut. Këto dy skuadra do të përballen po sonte me orën lokalë të Meksikës, ndërsa me orën shqiptare është me datë 12 në orën 04:00 të mëngjesit.