Connect with us

Sport

Një nga pikat më të forta tek Atalanta, Mauricio Sarri merr vendimin për Berat Gjimshitin

Kalimi i Mauricio Sarrit në stolin e Atalantës pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në skuadër, por e ardhmja e Berat Gjimshitit duket e sigurt në Bergamo.

Sipas raportimeve të mediave italiane, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare vazhdon të jetë pjesë e planeve të trajnerit të ri, i cili e konsideron 33-vjeçarin një nga lojtarët më të besueshëm në qendër të mbrojtjes.

Ndryshimi i sistemit të lojës, nga skema me tre mbrojtës te rreshtimi me katër në vijën e fundit, pritet të rrisë konkurrencën për një vend titullari. Megjithatë, përvoja dhe cilësitë e Gjimshitit e mbajnë atë mes elementëve kyç të repartit defensiv zikaltër.

Në një verë ku Atalanta mund të kryejë disa lëvizje në merkato, drejtuesit e klubit nuk parashikojnë largimin e mbrojtësit shqiptar. Përkundrazi, ai vlerësohet si një pikë referimi për skuadrën, falë eksperiencës së fituar ndër vite dhe sigurisë që ofron në prapavijë.

Advertisement