Connect with us

Kronike

Efektivi 30-vjeçar i jep fund jetës së tij, i riu lë pas gruan dhe vajzën 8 vjeçe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të kësaj të diele pasi një efektiv i Rrugores në Tiranë ka kryer vetëvrasje, në zonën e Freskut.

Siç mund ta shikoni dhe në foton e mëposhtme bëhet fjalë për efektivin Indrit Sinani i cili raportohet se ka ndërmarrë aktin ekstrem duke i dhënë fund jetës së tij në lule të rinisë.

Indriti me origjinë nga Tropoja, ka lënë pas gruan dhe vajzën e tij të mitur rreth 8 vjeç.

Po ashtu, bëhet me dije se për 8 vite Indriti ka kontribuuar në Policinë Rrugore të Tiranës.

Sakaq, bëhet me dije se ceremonia mortore e të riut do të zhvillohet ditën e hënë në orën 13:00 në varrezat e Tufinës.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të Indritit për humbjen tragjike të njeriut të tyre të zemrës.

Tronditet Tirana! Efektivi 30-vjeçar i Rrugores i jep fund jetës
Advertisement