Politike
Diktatura nuk ka brirë/ Eurodeputeti Beleri: Nuk kam asnjë lidhje me protestat
Eurodeputeti Fredi Beleri akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama se po përpiqet të diskreditojë çdo zë kritik dhe çdo protestë qytetare, duke i etiketuar kundërshtarët si të motivuar politikisht. Ai argumentoi se kjo qasje dëmton demokracinë dhe rrit mosbesimin e qytetarëve ndaj institucioneve.
Duke iu referuar diskutimeve në Parlamentin Evropian, Beleri tha se Shqipëria vazhdon të përballet me probleme serioze që lidhen me të drejtat e pronës, mungesën e transparencës dhe funksionimin e shtetit ligjor. Sipas tij, institucionet evropiane ende nuk e kuptojnë plotësisht situatën reale që përjetojnë qytetarët shqiptarë në raport me pushtetin dhe administratën shtetërore.
“Diktatura nuk ka brirë. Duke sulmuar dhe anatemuar çdo njeri që mendon ndryshe nga ty është faza e parë e një diktature. Dhe zotëria në fjalë, as emrin nuk dua t’i them, duke u gjendur në një situatë ku i gjithë populli i kuptoi mashtrimet, gënjeshtrat, do të vijë te parardhësit e tij, te komunistët, të cilët gjithmonë për fajin e tyre duhet të gjenin një armik, të brendshëm ose të jashtëm. E gjithë kjo strategji, siç keni dhënë shumë herë në emisionin tuaj dhe shumë analistë, është një strategji e qeverisë, e zotit Rama, për të anatemuar protestat. Nuk kam asnjë lidhje me protestat, s’kam lidhje me asnjë nga ata njerëzit që thotë zoti Bido që unë i kam organizuar protestën. Nuk e di, ka patur pasuri, ka pasuri, ka treguar se si është tja mohosh pasurinë.
Një njeri që humbet pasurinë e vet, do një njeri që ta nxisi, do dikë që ta nxisi. Dhe interesin e tij personal nuk mund ta vendose për të bërë tekat dhe qejfin e njerëzve që kanë axhenda politike. Është një njeri që i bën dëm Shqipërisë, i bën dëm Partisë Socialiste, i bën dëm vendit të tij. Është një njeri i ngjitur pas pushtetit. Në rastin tim, në çështjen penale që kisha në Shqipëri, dilte në televizor duke mashtruar, duke thënë që “kam video, kam parë këtë, kam parë atë”, dhe kjo e bëri deputet. Tani ka një synim të bëhet ministër, dhe pse jo kryeministër. Duke anatemuar, duke mashtruar, duke gënjyer. Shpresoj që njerëzit që janë në rrugë, të kenë dalë sepse kanë arsye serioze që kanë dalë në rrugë, dhe të mundohen të arrijnë qëllimin e tyre.
Tani po ju flas si një eurodeputet.
Në diskutimin që u bë në Parlamentin Evropian ishin shumë eurodeputetë të cilët ishin të qartë dhe folën. Institucionet e BE-së, kryesisht Komisionerja Kos, edhe njerëz të cilët e njohin Evropën, janë dashamirës ndaj qeverisë së zotit Rama, të thashë dhe në fjalimin tim. Kjo krijon një problem të paparë në Shqipëri, nuk duan të shikojnë problemin real. Mungesa e transparencës. Mos përfitimi i pronave. Diktatura që po përjetojnë qytetarët shqiptarë, nuk është e kollajtë e besueshme te njerëzit që jetojnë në Bruksel, në Athinë apo në Berlin. Duhet akoma përpjekje, sepse duke parë rezultatet e zgjedhjeve thonë që, të gjithë ata që po kundërshtojnë dhe po ngrenë zërin, kanë axhendë politike.”