Connect with us

Aktualitet

Kërcënoi shefen e personelit, pezullohet nga detyra ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

Një incident është regjistruar brenda radhëve të Policisë së Shtetit, ku ish-drejtuesi i Policisë së Shkodrës, Gentian Berberi, është pezulluar nga detyra pas një konflikti verbal.

Mësohet se, gjatë komunikimit të procedurës disiplinore nga Drejtoria e Personelit, Berberi dyshohet se ka fyer dhe kërcënuar përfaqësuesen e institucionit. Situata është përshkallëzuar më tej kur ai ka vazhduar me ofendime edhe ndaj drejtuesve të Policisë së Shtetit, duke sjellë kështu ndërhyrjen e menjëhershme institucionale.

Për shkak të këtyre veprimeve, ndaj tij është vendosur pezullimi nga funksioni aktual si shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme dhe nisja e hetimit disiplinor. Berberi, i cili më herët mbante postin e shefit të Policisë së Shkodrës, ishte transferuar në këtë detyrë pas zhvillimeve hetimore lidhur me parcelat e zbuluara me lëndë narkotike në atë qark

Advertisement