Connect with us

Bota

Shpresë për botën – Kur mund të fillojë shpërndarja e vaksinave anti-Covid… Ja si do veprohet

SHBA-Shifra e të infektuarve në botë është rritur. Ndërkohë, që një dritë shprese ka lindur me shfaqen e vaksinave anti-Covid. Më 9 nëntor, Pfizer u bë kompania e parë farmaceutike që njoftoi se vaksina e saj parandalonte në luftimin e Covid-19 përgjatë provave klinike. Më pas kompania Moderna më 16 nëntor njoftoi për rezultate në vaksinën e saj, më vonë dhe kompania AstraZeneca zbuloi të dhënat e saj premtuese.

Tani pyetja e madhe në SHBA është: Kur mund të marrin një dozë amerikanët?

Pfizer tashmë ka aplikuar për një autorizim përdorimi emergjent (EUA) nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA). Moderna pritet ta bëjë këtë deri në fund të këtij muaji.

Sapo FDA të japë ato autorizime, disa amerikanë mund të fillojnë të marrin dozat  e para të vaksinave brenda një deri në dy ditë.

Këtu janë piketat kryesore përpara se vaksinat të arrijnë tek publiku

Fundi i Nëntorit: Moderna pritet të paraqesë kërkesën e saj EUA çdo ditë, pasi i ka shpallur rezultatet e saj.

8 dhjetor: FDA do të publikojë materiale informuese në lidhje me vaksinën e Pfizer.

10 dhjetor: Një komitet këshillor i FDA-së i përbërë nga ekspertë të pavarur shkencorë do të mblidhet për të vlerësuar kërkesën e Pfizer për përdorim emergjent. Takimi do të transmetohet në faqen e internetit të FDA dhe në kanalet e YouTube, Facebook dhe Twitter. Pfizer do të paraqesë të dhënat e tij e sigurisë dhe efikasitetit, pastaj do t’u përgjigjet pyetjeve. Pas kësaj, komiteti këshillues do të bëjë një rekomandim nëse vaksina duhet të fillojë përdorimin. FDA mund të ndjekë këshillën e komitetit dhe vaksina mund të autorizohet brenda të njëjtës ditë.

11-12 dhjetor: Sapo të autorizohet vaksina e Pfizer, amerikanët mund të fillojnë të marrin dozat brenda 24 deri në 48 orëve. Një komitet këshillor në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve pritet të finalizojë udhëzimet për të cilat amerikanët do të kenë qasje përparësore. Të parët në radhë do të jenë punonjësit e kujdesit shëndetësor në vijën e parë dhe njerëzit me rrezik më të lartë për t’u sëmurur rëndë, siç janë të moshuarit.

Mesi i dhjetorit: Duke supozuar se Moderna paraqet kërkesën e saj për EUA deri në fund të nëntorit, Komiteti mund të mblidhet në mes të dhjetorit. Vaksina mund të autorizohet po atë ditë dhe mund të shpërndahet te njerëzit brenda 24 deri në 48 orëve.

Kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë deklaruan se kanë prodhuar disa vaksina anti-Covid me efikasitet të lartë. Vaksinat anti-Covid që janë krijuar kanë efiksasitet nga 92% siç është ajo ruse, ndërsa ajo e BioNTech dhe Pfizer ka 95% efikasitet, vaksina e Moderna-s ka 94,5% efikasitet dhe ajo e AstraZenca ka 90% efikasitet.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *