Sport
‘Shkëndija’ në fund të sfidës Francë-Paraguaj, Mbappe feston në fytyrën e Gill që e godet me top
Ndizen shkëndijat në përfundim të ndeshjes së 1/8 të finaleve mes Francës dhe Paraguajit. Pas fërshëllimës së fundit, sulmuesi i Bluve, Kylian Mbappe nuk e mbajti veten teksa shpërtheu në një festim çliruar pikërisht pranë portierit paraguajan të cilin e mposhti nga pika e bardhë e penalltisë.
Mbappe lëshoi britmën e gëzimit në fytyrën e Gill që nga ana e tij i kishte zgjatur dorën për ta takuar. Por ylli francez e injoroi, ndoshta për shkak të tensioneve në fushë gjatë ndeshjes ose thjesht sepse nuk e vuri re gjestin e portierit dhe në këtë pikë, ky i fundit e gjuajti Mbappe me top në shpinë edhe pse më pas në zonën mix ai shpjegoi situatën.
‘Mbappe më zemëroi. Doja t’i jap dorën ta uroj, por më injoroi dhe kjo më bezdisi shumë-tha Gill
Ndërsa në anën tjetër ishte përgjigjja indirekte e francezit.
‘E dinim çfarë ndeshjeje na priste, nëse do të na duhet të bëjmë duart pis, do t’i bëjmë. Dimë edhe ne të luajmë futboll të ashpër dhe të pisët-kishin qenë fjalët e Mbappe.