Connect with us

Aktualitet

Edhe nderi ka “afat skadence” z. Pacolli!

Nga Mentor Kikia
Edhe nderi ka “afat skadence” z. Pacolli!
Lexova nje reagim te biznesmenit Behgjet Pacolli ndaj gazetarit Berat Buzhala, per nje kronike mbi Aeroportin e Vlore, te cilen Pacolli i konsideron “shpifese, denigruese, tendencioze, djallezore e te pamoralshme, me qellim demtimin e imazhit dhe vepres e punes time”.
Z.Pacolli shkruan:
“Duke e njohur mënyrën se si ti vepron, Pas “kronikës” tende u interesova të kuptoj se çfarë fshihet pas këtij sulmi. Mësova se ty t’i ishin ndërprerë, muaj më parë, pagesat mujore që për vite të tëra ishin bërë nga ish-drejtor i Mabetex Holding-it, i cili sot është i denoncuar për vjedhje dhe mashtrim”.
Po e konsideroj te vertete kete, derisa Buzhala deri ne kete moment nuk e ka kontestuar publikisht.
Pastaj, ju shtoni:
“Por dua të të bëj një pyetje që lidhet me ndërgjegjen dhe moralin tënd;
A ke respekt për prindin tënd? A të kujtohet kur, së bashku me ty, ju solla me avion privat në Zvicër, u kujdesa personalisht që t’i sigurohej trajtimi më i mirë mjekësor, ndërsa gjatë gjithë qëndrimit njerëzit e mi u përkujdesën për ju në hotel me pesë yje? Pas përfundimit të trajtimit, ju ktheva sërish në Kosovë në të njëjtën mënyrë.”
Po i shkruaj keto radhe, per nje problem te madh parimor.
Une personalisht, Z.Pacolli, i kam te shenjta te dyja; etiken profesionale si gazetar dhe mirenjohjen si njeri. Ndaj jam kujdesur maksimalisht te piketakoj sa me pak nderet me lirine e te berit te detyres time.
Por…..
Sa i takon te pares: Parate tuaja Z.Pacolli kane kontribuar per te krijuar nje gazetari mercenare, apo jo? Kompania juaj ka paguar nje gazetar ne menyre qe ai te mos shpife ndaj jush, ose ndoshta te heshte para ndonje te vertete.
Ky eshte nje problem i madh dhe nje praktike qe ka cuar ne degradimin e medias ne menyre dramatike, edhe ne Tirane, duke krijuar nje media sherbetore ose nje media gjobevenese, njesoj si grupet kriminale.
Sa i takon moralit apo mirenjohjes, nese eshte e vertete e para, si pretendoni te keni te dyten?
Mbi te gjitha, dikush ketu ne Tirane ka thene se edhe nderi ka “afat skadence”. Qe do te thote, se pas nje fare kohe, nderi ose nuk “quhet” me, ose duhet te perseritet qe “respekti” te jete ne fuqi. Ndryshe ata te “kafshojne”!
E trishte shume moralisht, apo jo?
Nuk e di nese eshte ky rasti!
Por, si ne rastin kur nje media merr “ndere” per te heshtur ndaj te vertetes, si ne rastin kur merr “ndere”, per te mos shpifur, kjo nuk ka asnje lidhje me te berit gazetari. Por ama ben pergjegjes njesoj edhe ate qe ben “nderet”.
Advertisement