Aktualitet
Fiket zjarri në Shijak, qarkullimin në aksin Tiranë-Durrës i kthehet normalitetit
Zjarri i rënë në zonën e Koxhasit, në Shijak është shuar dhe flakët janë vënë nën kontroll. Zjarri ra në një sipërfaqe me barishte, por u favorizua nga era e fortë e cila mundësoi përhapjen e tyre në zonë.
Si pasojë e kësaj shtëllunga tymi u përhapën në autostradën Tiranë-Durrës, gjë e cila solli vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Në terren shkuan pesë forca zjarrfikëse, të cilat bënë të munduar shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e situatës.
Fatmirësisht, nuk raportohen për dëme në banesa, biznese apo për persona të lënduar. Autoritetet po hetojnë më shumë për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa qarkulli i automjeteve i është rikthyer normalitetit.