Connect with us

Bota

Nga Trump te Meloni dhe Netanyahu, në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”

Gazeta iraniane Hamshahri ka publikuar një grafikë të krijuar me inteligjencë artificiale, ku presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paraqiten me uniforma burgu, nën mbishkrimin: “Hakmarrja është e sigurt”.

Në grafikë shfaqen gjithsej 13 figura politike dhe ushtarake nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Europa, të cilat gazeta i paraqet si përgjegjëse për vrasjen e ish-liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, gjatë sulmit të përbashkët amerikano-izraelit që, sipas artikullit, shënoi nisjen e luftës më 28 shkurt.

Mes zyrtarëve amerikanë të përfshirë në grafikë janë sekretari i Shtetit Marco Rubio, sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së, Brad Cooper, si dhe ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee.

Vëmendje ka tërhequr edhe përfshirja e katër liderëve europianë: kryeministres italiane Giorgia Meloni, kryeministrit britanik Keir Starmer, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Friedrich Merz.

Publikimi u bë pak pas mesazhit të parë publik të liderit të ri suprem të Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, pas ceremonive mortore për të atin. Në deklaratën e transmetuar nga televizioni shtetëror iranian, ai premtoi hakmarrje ndaj personave që i konsideron përgjegjës për vrasjen e Ali Khameneit, duke theksuar se hakmarrja “duhet patjetër të ndodhë”.

Nga Trump te Meloni dhe Netanyahu, në Iran publikohet “lista e

Advertisement