Connect with us

Aktualitet

Shmanget tragjedia/ Nënë dhe bir rrezikuan të mbyteshin, shpëtohen në moment të fundit

Një nënë dhe djali i saj i mitur kanë shpëtuar pa pasoja të rënda pasi rrezikuan të mbyteshin në det në plazhin e Shëngjinit, në zonën e Ranës së Hedhun.

Sipas të dhënave paraprake, dy personat kanë hasur vështirësi gjatë kohës që ndodheshin në ujë dhe kanë kërkuar ndihmë. Ndërhyrja e shpejtë e rojeve bregdetare, të ndihmuara edhe nga pushues të tjerë, ka bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg.

Pas shpëtimit, nëna dhe fëmija kanë marrë ndihmën e parë nga ekipet e urgjencës dhe më pas janë transportuar në Spitalin e Lezhës për kontroll mjekësor. Aktualisht gjendja e tyre shëndetësore raportohet e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën

Advertisement