Kronike
Betonierja ra nga rrethrrotullimi i Saukut në autostradë, 1 viktimë dhe 1 i plagosur
Një aksident i rëndë është raportuar në autostradën Tiranë-Elbasan, ku një betoniere dyshohet se ka rënë nga lart në autostradë.
Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i betonieres dhe është plagosur një tjetër.
I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë dhe ai është drejtuesi i makinës me të cilën u përplas betonierja pas rënies.
Sipas këtij raportimi nuk janë përcaktuar ende shkaqet e aksidentit.
“Një betoniere ra nga lartësia në autostradë në afërsi të TEG, viktima është drejtuesi i betonieres. Nuk dihen ende shkaqet e plota të aksidentit nëse kemi të bëjmë me shpejtësi tej normave apo me humbje të kontrollit.
Deri tani konfirmohet një viktimë dhe po ashtu nga të dhënat një i plagosur në gjendje të rëndë.
Kur betonierja ka rënë është përplasur me një mjet “Audi” dhe i plagosuri është drejtuesi i saj”, raportoi gazetarja.