Kronike
Si ndodhi aksidenti me pasoja fatale, betonierja u përplas me “Audi-n” dhe ra nga rrethrrotullimi
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme pranë Teg. Një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.
Gazetarja Xhensila Kodra, ka dhënë detaje nga aksidenti i ndodhur, ndërsa paraprakisht mësohet edhe dinamika e aksidentit.
“Mjeti i tonazhit të rëndë është përplasur fillimisht me mjetin tip “Audi”, në pjesën e sipërme të rrugës ku ishin duke lëzivur mjetet dhe më pas ka rënë nga lartësia dhe ka përfundur në pjesën e poshtme të autostradës. Në momentin që ka rënë nga lartësia, ka zënë një tjetër automjet poshtë”, tha për News24 gazetarja Xhensila Kodra.