Aktualitet
Konflikt me sende të forta midis fqinjëve, dy të plagosur dhe tre të arrestuar
Një konflikt midis pesë personave, fqinjë, i cili dyshohet të ketë pasur motive pronësie, ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Dedaj të Pukës, ku janë arrestuar 3 persona dhe janë plagosur dy të tjerë.
Sipas raportimeve të policisë, në pranga kanë rënë Isa Shkreli, 67 vjeç, Fatjon Shkreli, 36 vjeç, djali i 67-vjeçarit, dhe Gramoz Istrefi, 34 vjeç. Ndërkohë, janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë: P. I., 60 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, F. I., 43 vjeçe, motra e shtetasit G. I.
Ndërkaq, burimet konfirmojnë se si pasojë e konfliktit kanë pësuar dëmtime shtetasit I. Sh. dhe G. I., të cilët po marrin mjekim në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë arrestuan në flagrancë shtetasit I. Sh., 67 vjeç, F. Sh., 36 vjeç (djali i 67-vjeçarit) dhe G. I., 34 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. I., 60 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen F. I., 43 vjeçe (motra e shtetasit G. I.), të gjithë banues në fshatin Dedaj, Pukë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dedaj, këta shtetas janë konfliktuar për motive pronësie, me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse/të mprehta.
Si pasojë e konfliktit, kanë pësuar dëmtime shtetasit I. Sh. dhe G. I., të cilët po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sende dhe mjete të dyshuara të përdorura gjatë konfliktit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Pukë vihen në pranga shtetasit Isa Shkreli, Fatjon Shkreli dhe Gramoz Istrefi.