Sport
Neymar i jep fund aventurës me Brazilin: Koha ime ka përfunduar, dhashë gjakun…
Një epokë duket se ka marrë fund për Neymar Jr. Sulmuesi brazilian ka konfirmuar se nuk do të veshë më fanellën e Brazilit, duke i dhënë fund një prej kapitujve më të rëndësishëm në historinë e kombëtares. Pas fitores së Santos ndaj Universidad Central, Neymar u shpreh qartë për të ardhmen e tij me “Seleçaon”.
“Koha ime me kombëtaren ka përfunduar. Besoj se kam bërë histori atje dhe kam qenë shumë i lumtur. Kam përjetuar shumë gjëra, kam dhënë gjakun dhe jetën time për këtë fanellë, por mendoj se tani nuk e dua më këtë”, deklaroi 33-vjeçari.
Neymar largohet nga kombëtarja braziliane si një nga golashënuesit më të mëdhenj të saj. Në 130 ndeshje me Brazilin, ai ka realizuar 80 gola dhe ka dhënë 59 asistime.
Pavarësisht suksesit individual, trofeu më i madh me kombëtaren, Kupa e Botës, mbeti një objektiv i paarritur për yllin brazilian. Megjithatë, ai mbetet një nga figurat më të rëndësishme të Brazilit në dekadat e fundit dhe një prej lojtarëve më të spikatur të brezit të tij.