Bota
Britania i hap dritën e gjelbër vaksinës AstraZeneca, megjithë pikëpyetjet
Britania i dha dritën e gjelbër vaksinës së kompanisë AstraZeneca për koronavirusin, megjithë pikëpyetjet e ngritura nga ekspertët lidhur me disa nga të dhënat e dala nga provat.
AstraZeneca ka thënë se mund të ndërmarrë një studim tjetër për të vlerësuar efikasitetin e vaksinës.
Britania i kërkoi entit rregullator të qeverisë të shqyrtojë nëse vaksina është gati për prodhim në masë.
Qeveria britanike ka siguruar 100 milionë doza të vaksinës, të krijuar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, sasia më e madhe që ajo ka porositur krahasuar me çdo vaksinë tjetër kandidate.
Disa shkencëtarë ngritën dyshime në lidhje me saktësinë e rezultateve që treguan se vaksina ishte 90% e efektshme tek një nëngrup pjesëmarrësish në prova, të cilëve gabimisht iu dha në fillim një gjysmë doze, e ndjekur nga një dozë e plotë.
Në garën globale për prodhimin e vaksinës kundër COVID-19, ajo e AstraZeneca-s mendohet se ofron një nga variantet më të mira për shumë vende në zhvillim për shkak të çmimit më të lirë dhe aftësisë për t’u transportuar në temperatura normale frigoriferi./ VOA
Bota
Blinken në vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, arriti në Ukrainë në orët e vona të 13 majit. Gjatë kësaj vizite ai do të takohet me zyrtarë të lartë ukrainas për të riafirmuar mbështetjen e Uashingtonit për Ukrainën, teksa Kievi po lufton pushtimin rus, tha zëdhënësi Matthew Miller.
Blinken do të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky, kryeministrin Denys Shmyhal, dhe ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
Sipas zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, kryediplomati amerikan dhe udhëheqja ukrainase do të diskutojnë për “më të rejat nga fushëbeteja, për ndikimin e ndihmës së re amerikane në fushën e sigurisë dhe ekonomisë dhe për zotimet afatgjata për siguri dhe zotime të tjera”.
Ai shtoi se Blinken po ashtu gjatë ditës do të mbajë një fjalim para studentëve të një poliklinike në Kiev.
Vizita e Blinkenit në Ukrainë po ndodh disa javë pasi Kongresi amerikan miratoi paketën e ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarësh.
Ndihma pritet të dërgohet në Ukrainë me ritëm të përshpejtuar.
“Pikë së pari, ky udhëtim do të dërgojë një sinjal të fortë për të siguruar ukrainasit, që sigurisht janë në moment të vështirë, për shkak të luftimeve të ashpra në frontin lindor, por po ashtu me rusët që pritet të bëjnë disa sulme ndërkufitare në Harkiv”, tha një zyrtar amerikan i cili fole me gazetarët në kushte anonimiteti.
Vizita e fundit në Ukrainë e një zyrtari të lartë amerikan u zhvillua në mars, kur këshilltari për siguri kombëtare Jake Sullivan vizitoi shtetin që po përballet me pushtimin e paprovokuar që nisi Moska në shkurt të vitit 2022.
Bota
“Forcat ushtarake duhet të dalin nga Gaza”, Blinken: Ofensiva e Izraelit nuk ka shumë gjasa të eliminojë Hamasin
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka kritikuar sjelljen e Izraelit në luftën në Gaza, duke pretenduar se një ofensivë e gjithanshme në Rafah në jug të enklavës palestineze do të provokonte vetëm “anarki”, në vend që të eliminonte Hamasin.
Në dy intervista televizive të dielën, Blinken nënvizoi se Uashingtoni beson se forcat izraelite duhet “të dalin nga Gaza” pasi taktikat e tyre kanë dështuar në neutralizimin e Hamasit dhe mund të nxisin një kryengritje të qëndrueshme.
Diplomati i lartë amerikan i tha CBS se një pushtim në shkallë të plotë i Rafahut mund të vijë “potencialisht me një kosto tepër të lartë” për civilët dhe se edhe një sulm masiv në qytetin jugor të Gazës nuk ka gjasa t’i japë fund kërcënimit nga Hamasi.
“Izraeli është në trajektoren, potencialisht, për të trashëguar një kryengritje me shumë Hamas të armatosur të mbetur, ose nëse i lë Gazës një vakum të mbushur me kaos, të mbushur nga anarkia dhe ndoshta të rimbushur nga Hamasi,” tha Blinken.
Ai vuri në dukje se grupi militant ishte kthyer tashmë në zona të caktuara të Gazës veriore që Izraeli i kishte “çliruar”.
Bota
Putin e emëroi në krye të “Mbrojtjes”, ministri i ri rus tregon planet e tij për forcat e Rusisë
Rusia ka shumë punë për të bërë kur bëhet fjalë për përmirësimin e mirëqenies së personelit të saj ushtarak që lufton në konfliktin në Ukrainë, ka thënë ministri i propozuar i Mbrojtjes, Andrey Belousov.
Të dielën, dhoma e lartë e parlamentit rus, Këshilli i Federatës, njoftoi se Presidenti Vladimir Putin kishte propozuar zëvendësimin e Sergey Shoigu si ministër i mbrojtjes me zëvendëskryeministrin e parë në detyrë Andrey Belousov. Shoigu, i cili mban këtë post që nga viti 2012, është emëruar sekretar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë.
Duke komentuar riorganizimin e kabinetit, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov sugjeroi se Belousov mund të trajtojë disa nga çështjet financiare të ushtrisë.
Gjatë seancës së tij të konfirmimit para Këshillit të Federatës të hënën, Belousov vuri në dukje se ushtarakët që luftojnë në fushatën në Ukrainë gëzojnë një nivel të mjaftueshëm pagash. “Sot, standardi është ngritur në të paktën 200,000 rubla (2,200 dollarë). Në parim, njerëzit fitojnë më tepër atje. Megjithatë, kjo nuk ka të bëjë vetëm me pagesat dhe shtesat në para. Kemi ende punë për të bërë”, tha ai.
Një çështje tjetër është burokracia e përfshirë kur personeli ushtarak kërkon të përfitojë nga përfitimet e tyre, vazhdoi ministri i emëruar, duke shtuar se, në mënyrë ideale, kjo duhet të zgjidhet me ndihmën e sistemeve elektronike artikuloi ai mes të tjerash.
Bota
Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me shtyllën, vdes shqiptari në Itali
Një 40-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motor në qytetin e Fermos në Itali.
Përplasja ishte fatale, nuk mund të bëhej asgjë për shoferin, ndërsa pasagjeri u transportua në gjendje të rëndë për në spitalin rajonal Torrette në Ankona, raportojnë mediat italiane.
Bota
E rëndë, aksidentohet autobusi me nxënës, 11 persona humbin jetën
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në ishullin Java, në Indonezi.
Sipas mediave të huaja, aksidenti ka ndodhur mes qyteteve Depok dhe Lembang.
Autobusi i shkollës, i cili transportonte mbi 60 nxënës dhe mësues, u përplas me një makinë dhe tre motoçikleta.
Në mesin e pasagjerëve të vdekur, ka nëntë gjimnazistë dhe një profesor.
Gjithashtu, janë 13 të plagosur rëndë.
-
Pinknews21 hours ago
Kënga e realizuar nga Vesa e Romeo vendoset në shtëpi, reagimi i aktorit ‘pushton’ rrjetin
-
Pinknews24 hours ago
‘Kampiona, sot e keni…’/ Don Xhoni paralajmëron një surprizë të madhe për Romeon dhe Meritonin
-
Kosova21 hours ago
Tërmeti 3.1 ballë godet Malishevën në Kosovë
-
Pinknews21 hours ago
Magjepsëse/ Sara Gjordeni ndan fotografinë e parë me barkun e rrumbullakosur
-
Rajon23 hours ago
Mitsotakis injoron ‘koncertin’ e Ramës në Athinë, zhvillon takim me presidentin Erdogan
-
Kronike20 hours ago
Policia rrethon autorin që vrau policin dhe i sekuestron makinën, 23-vjeçari i armatosur
-
Politike21 hours ago
Salianji nga Durrësi: Rama mori në Athinë shkaktarët e largimit të 700 mijë shqiptarëve
-
Pinknews23 hours ago
“Do ju shaj që s’më keni thënë më parë të bëhem me fëmijë”, Luizi trondit me deklaratën në konferencë