Kronike
AKSIDENT TRAGJIK ME NJE VIKTIME NE KORÇË
Një 26-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor që ndodhi rreth orës 01:00 në aksin Korçë–Pogradec, pranë fshatit Vloçisht.
Sipas policisë, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga 26-vjeçari, u përplas me një automjet tip “Audi”, që drejtohej nga një 27-vjeçar.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i “Benz”-it humbi jetën në vendngjarje.
Ndërkohë, drejtuesi i “Audi”-t dhe një pasagjer që udhëtonte me të mbetën të plagosur. Ata u dërguan në spital, ku po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Rreth orës 01:00, në aksin rrugor Korçë–Pogradec, në afërsi të fshatit Vloçisht, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin O. P., 26 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin K. C., 27 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi O. P.
Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Audi”, shtetasi K. C., si dhe një pasagjer që udhëtonte në këtë automjet. Të dy po marrin mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.