Connect with us

Kronike

SHBA EKSTRADON NE SHQIPERI VRASESIN SERIALE

Pas afro tre dekadash arrati dhe kërkimi ndërkombëtar, Sokol Hoxha është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë. I shumëkërkuari mbërriti në vend me një fluturim charter, duke i dhënë fund një prej proceseve më të gjata të ndjekjes ndërkombëtare ndaj një personi të kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe ajo e huaj.

Ekstradimi i tij vjen në një periudhë kur autoritetet britanike vijojnë verifikimet dhe hetimet lidhur me identitetin e përdorur prej tij për vite me radhë. Sipas informacioneve, Hoxhës i është revokuar pasaporta britanike, e cila i ishte lëshuar rreth viteve 2000 me emrin Hysen Gashi. Me këtë identitet ai dyshohet se ka udhëtuar dhe ka hyrë më pas edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas arrestimit të tij në SHBA më 5 maj 2026, autoritetet shqiptare kanë nisur komunikimin me homologët belgë për çështjet ligjore që lidhen me dënimin e tij në Belgjikë. Hoxha është dënuar nga drejtësia belge me burgim të përjetshëm për vrasjen e Brunilda Dervishit, ndërsa tashmë po shqyrtohen procedurat për transferimin e këtij dënimi në Shqipëri.

Kush është Sokol Hoxha?

Sokol Hoxha, 51 vjeç, me origjinë nga Fieri, ka qenë në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 1997. Në Shqipëri, ai është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve Banaj në Patos, ngjarje e ndodhur më 30 mars të vitit 1997.

Pas kësaj ngjarjeje, në gusht të po atij viti, Hoxha u largua jashtë vendit. Më vonë, emri i tij u lidh me një tjetër çështje të rëndë penale në Belgjikë, ku Gjykata e Brukselit e dënoi me burgim të përjetshëm për vrasjen e 19-vjeçares shqiptare Brunilda Dervishi.

Sipas të dhënave të hetimeve, viktima ishte shfrytëzuar më herët prej tij për prostitucion, ndërsa çështja në Belgjikë u konsiderua një nga episodet më të rënda kriminale të lidhura me emrin e tij.

Pas largimit nga Shqipëria, Hoxha fillimisht dyshohet se u vendos në Greqi, më pas në Belgjikë dhe më vonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atje ai ka jetuar për vite me identitetin Hysen Gashi, duke përdorur një pasaportë britanike të siguruar në fillim të viteve 2000.

Arrestimi i tij u realizua më 5 maj 2026 në Ohio nga agjentët e U.S. Marshals, në bashkëpunim me Interpolin dhe agjenci të tjera ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, pas një hetimi disa-vjeçar që përfshiu autoritetet e disa shteteve.

Kthimi i tij në Shqipëri pritet të hapë një fazë të re për procedurat gjyqësore dhe ekzekutimin e vendimeve penale ndaj tij.

I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në

 

Advertisement