Connect with us

Kronike

Aksident me katër automjete në autostradën Durrës-Tiranë, detajet e para

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë katër automjete.

Nga përplasja raportohet për dëme materiale, ndërsa deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për dokumentimin e aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.

Ndërkohë, autoritetet po menaxhojnë situatën në aksin rrugor, ndërsa pritet të mësohen më shumë detaje në vijim.

Advertisement