Connect with us

Kronike

Shoku e vrau/ Përlot nëna e Joan Zukos: U largua padrejtësisht nga kjo jetë

Nëna e 20-vjeçarit Johan Zuko, i cili humbi jetën pasi u qëllua me armë nga shoku i tij i fëmijërisë, ka reaguar publikisht pas ngjarjes tragjike.

Ornela Zuko ka falënderuar familjarët, të afërmit, miqtë dhe të gjithë personat që i kanë qëndruar pranë familjes në ditët e vështira pas humbjes së djalit të saj. Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka shprehur dhimbjen për humbjen e 20-vjeçarit, duke thënë se ai u nda nga jeta shumë herët dhe la pas një boshllëk të madh për familjen.

“Në këto ditë dhimbjeje të pafund, duam të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për të gjithë familjarët, të afërmit, miqtë, shokët dhe të njohurit që na qëndruan pranë por dhe te gjithe ju miqte e mi qe me keni derguar nje numur te pafundem mesazhezh në humbjen më të rëndë të jetës sonë.

Prania juaj, fjalët ngushëlluese, përqafimet dhe çdo gjest dashurie e respekti për Joanin tonë na dhanë forcë në çastet kur zemrat tona ishin të copëtuara. Dashuria që i treguat dëshmoi edhe një herë se sa shumë u desh dhe sa kujtime të bukura la në zemrat e të gjithëve.

Joani ynë u largua padrejtësisht dhe shumë herët, duke lënë pas një boshllëk që asgjë nuk mund ta mbushë. Por buzëqeshja, mirësia, dashuria dhe shpirti i tij i bukur do të jetojnë përgjithmonë brenda nesh”, ka shkruar ajo.

Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e së shtunës, ku shoku i tij i fëmijërisë, Kristjan Sterjo qëlloi me armë pas shpine Johan Zukon. Si pasojë e plagës 20-vjeçari, ish-ushtarak, ndërroi jetë.

Advertisement