Aktualitet
Arjan Curri për konfliktin në Palasë: Ka një tjetër të fortë që ende nuk ka dalë në skenë
Konflikti i armatosur i ndodhur pak ditë më parë mes dy biznesmenëve, Luan Muça dhe Vasil Bedinajt për një pronë në Palasë, sipas analistit Arjan Currit, ka një person të tretë që ende mbahet i fshehtë.
Ajo që nisi si një përballje mes dy biznesmenësh, u shndërrua brenda pak minutash në një konflikt verbal dhe fizik, deri në përdorimin e armëve. Pamjet u bënë publike. Dhe pyetjet nisën menjëherë. Bedinaj akuzoi Muçën duke pretenduar se i kishte vendosur një gjobë prej 5 milionë eurosh.
Muça pretendon se Bedinaj i është mbivendosur në pronë. Bedinaj mban një tjetër qëndrim. Dhe ndërsa konflikti mes tyre përfundoi në gjykatë, çështja e pronës mori një tjetër zhvillim. Shteti ndërhyri. Kryeministri Edi Rama mori vendimin për shpronësimin e tokës.
Në një përgjigje ekskluzive për Top Story, Kadastra ka sqaruar se si qëndron çështja e kësaj prone.
Sipas ASHK, thuhet se Subjekti “Delta” sh.a., e Muçës, në vitin 2019, e më tej 2020, 2021 ka depozituar dokmentacion ligjor për disa tituj pronësie të fituar nëpërmjet kontratave të shitblerjes, origjina e të cilëve lidhet me vendime të ish-komisioneve të kthimit të pronave, me vendime gjykate dhe me AMTP.
Gjithashtu, është regjistruar në regjistrin e veçantë të lejeve të ndërtimit në datë 24.07.2024 leja e fituar nga subjekti në fjalë, për resortin “Delta Falaise resort & village, zona 1”, dhe kjo është e vetmja leje e regjistruar deri më sot lidhur me çështjen e interesit tuaj.
Sa i përket subjektit tjetër të përfshirë në konfliktin e pretendimeve pronësore me subjektin “Delta” sh.a., nga verifikimi i të dhënave të administruara nga ASHK rezulton se për zonën në fjale, nuk është paraqitur kërkesë dhe nuk është lëshuar shërbim për pajisje me vërtetim pronësie në emër të këtij subjekti.
Por rezulton ndërkohë, se po aty është paraqitur kërkesë dhe është lëshuar në korrik 2024 vërtetim pronësie në emër të një individi tjetër, për një titull pronësie, origjina e të cilit rrjedh nga një vendim i ish-Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave
“Për këtë titull pronësie, në kuadër të verifikimeve administrative të kryera dhe për çështje që kërkojnë vlerësim nga organet kompetente, ASHK ka përcjellë në vitin 2025 pranë Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, dokumentacionin përkatës duke qenë se ka pasur dyshime të arsyeshme për një falsifikim të mundshëm”, sqarohet më tej.
“Në përgjigje të kërkesës suaj, paraqitur në mbështetje të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, Agjencia Shtetërore e Kadastrës sqaron sa më poshtë:
Referuar përcaktimit të bërë në kërkesën tuaj për zonën “mes Drimadhës dhe Palasës”, sqarojmë se kjo hapësirë i përket Zonës Kadastrale nr. 1739, për të cilën procesi i regjistrimit fillestar, në Marrëveshje midis ASHK dhe Bashkisë Himarë, pritet të përfundojë brenda vitit 2027.
Në lidhje me dokumentacionin që lëshohet nga ASHK në rast interesimi për zhvillim të pronës, sqarojmë se, në zonat kadastrale ku nuk ka përfunduar ende regjistrimi fillestar, vërtetimi i pronësisë/vërtetimi hipotekor është prova se subjekti ka depozituar pranë ASHK-së dokumentet ligjore që disponon për titullin e pronësisë,.
Në kuptim të nenit 19, të Ligjit 111/2018 “Për Kadastrën”, pikës 24 të VKM nr. 782/2020, të ndryshuar, këto vërtetime janë të vlefshme për përdorim nga pronari dhe autoritetet publike deri në përfundimin e procesit të regjistrimit fillestar.
Sqarojmë po ashtu se regjistrimi fillestar është procesi nëpërmjet të cilit shqyrtohen dhe evidentohen titujt e pronësisë dhe, për titujt që plotësojnë kushtet ligjore për regjistrim, të dhënat përkatëse pasqyrohen në kartelën e pasurisë dhe në hartën kadastrale të zonës.
Nga të dhënat e administruara rezulton se:
Subjekti “Delta” sh.a. në vitin 2019, e më tej 2020, 2021 ka depozituar dokmentacion ligjor për disa tituj pronësie të fituar nëpërmjet kontratave të shitblerjes, origjina e të cilëve lidhet me vendime të ish-komisioneve të kthimit të pronave, me vendime gjykate dhe me AMTP. Gjithashtu, është regjistruar në regjistrin e vecante të lejeve të ndërtimit në datë 24.07.2024 leja e fituar nga subjekti në fjalë, për resortin “Delta Falaise resort & village, zona 1”, dhe kjo është e vetmja leje e regjistruar deri më sot lidhur me çështjen e interesit tuaj.
Sa i përket subjektit tjetër të përfshirë në konfliktin e pretendimeve pronësore me subjektin “Delta” sh.a., nga verifikimi i të dhënave të administruara nga ASHK rezulton se për zonën në fjale, nuk është paraqitur kërkesë dhe nuk është lëshuar shërbim për pajisje me vërtetim pronësie në emër të këtij subjekti. Por rezulton ndërkohë, se po aty është paraqitur kërkesë dhe është lëshuar në korrik 2024 vërtetim pronësie në emër të një individi tjetër, për një titull pronësie, origjina e të cilit rrjedh nga një vendim i ish-Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Për këtë titull pronësie, në kuadër të verifikimeve administrative të kryera dhe për çështje që kërkojnë vlerësim nga organet kompetente, ASHK ka përcjellë në vitin 2025 pranë Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, dokumentacionin përkatës duke qenë se ka pasur dyshime të arsyeshme për një falsifikim të mundshëm.
Për sa i përket kërkesës për vënien në dispozicion të kopjeve të dokumenteve origjinale të pronësisë apo dokumentacionit arkivor të subjekteve private, ASHK është e detyruar të respektojë parashikimet e ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, si dhe dispozitat e ligjit nr. 111/2018 “Për Kadastrën”, të cilat ndalojnë që dokumentacioni individual mbi një pasuri t’i vihet në dispozicion kujtdo tjetër përveç pronarëve/titullarëve të të drejtave pronësore ose personave që provojnë se kanë një interes të ligjshëm mbi pasurinë përkatëse”, thuhet në përgjigjen për Top Story të ASHK.
…
Ortaku i beznesmenit Vasil Bedinaj ka folur ekskluzivisht në Top Story për pronën në Palasë, për të cilën Bedinaj u përplas me biznesmenin tjetër Luan Muça.
“Jam Kastriot Hasko, historinë e kësaj prone e ka bërë e ndjera mamaja ime, nga Vunoi. Prona është trashëgimi dhe dokumentet mami im i ka bërë që në ’95 dhe në ’96 është regjistruar në hipotekë, po kemi vërtetim pronësie. Mund t’ua paraqes edhe dokumentet me avokaten. Unë jam trashëgimtar.
E kam regjistruar në ’96, mamaja ime. Është amaneti i nënës time, do ta çoj deri në fund. Për çfarë do ta shpronësoj. Le ta shpronësojë dhe të bëjë detyrën e vet dhe secili të marrë lekët e veta. Le ta shpronësojë nuk kam kundërshtim. Unë jam trashëgimtar dhe do ta gëzoj atë që kam. Jam i kënaq, pesë lekë pesë lekë… ”, u shpreh Hasko.