✦
Thinking ...
Connect with us

Sport

Ernest Muçi betonon të ardhmen/ Mbyll dyert në Turqi te Trabzonspori: Flas në fushë

Ernest Muçi duket se e ka të qartë të ardhmen e tij. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare konfirmon lidhjen e fortë me Trabzonsporin dhe u dërgon një mesazh të qartë tifozëve turq.

25-vjeçari iu bashkua Trabzonsporit më 6 shtator të vitit 2025, fillimisht në formë huazimi nga Besiktasi. Paraqitjet e tij bindën klubin turk, që gjatë merkatos së kësaj vere vendosi të blejë përfundimisht kartonin e futbollistit shqiptar.

Muçi ka shprehur hapur kënaqësinë për aventurën në Trabzon dhe lidhjen që ka krijuar me klubin dhe tifozët.

Në një postim në rrjetet sociale, sulmuesi shqiptar premton se do të vazhdojë të punojë fort dhe se përgjigjen e tij do ta japë në fushën e lojës.

“Një vit që iu bashkova këtij klubi të mrekullueshëm. Do të vazhdoj të flas në fushë me shumë punë të palodhur për të ndihmuar ekipin tim”, shkroi Muçi.

Një mesazh që lë të kuptohet qartë se shqiptari e sheh të ardhmen e tij te Trabzonspori dhe është gati të vazhdojë të luftojë për fanellën e klubit turk.

Mesazhi i tij është i qartë: Muçi nuk duket se ka ndërmend të largohet dhe është i gatshëm të sakrifikojë për ngjyrat e Trabzonsporit.

Në aventurën e tij me klubin turk, sulmuesi shqiptar ka regjistruar 16 gola dhe 11 asistime në 41 paraqitje, duke u kthyer në një nga lojtarët e rëndësishëm të skuadrës.

Advertisement