Thinking ...
Connect with us

Kronike

E zuri gjumi në timon, makina përplaset me barrierat, plagoset një grua dhe një fëmijë

Një aksident rrugor është shënuar në qytetin e Elbasanit, ku një automjet është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.

Automjeti drejtohej nga një shtetas maqedonas, i cili po udhëtonte në drejtim të Rrogozhinës. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit pasi e ka zënë gjumi gjatë udhëtimit.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur dy persona, një grua dhe një fëmijë. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit.

Advertisement