Kronike
Ish-drejtori i Kadastrës në burg, 715 mijë euro sekuestrohen pas hetimit për pronat
Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-drejtorin e Kadastrës së Fierit, Ertis Shehu, dhe 49-vjeçarin Ervin Habilaj, të dyshuar për përfshirje në falsifikim dokumentesh dhe përfitim të paligjshëm pronash.
Ndërkohë, gjykata ka vendosur masën “detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” për 40-vjeçarin Emiljano Ruko, ish-topograf pranë ASHK-së Fier.
Sipas hetimeve të autoriteteve, tre personat dyshohet se kanë bashkëpunuar për regjistrimin e rreth 71.7 hektarëve tokë në zonat e Levanit dhe Dërmënasit, duke përdorur dokumente të falsifikuara.
Në kuadër të hetimit është sekuestruar edhe shuma prej 715,976 eurosh, e cila ndodhej në një llogari bankare në emër të Ervin Habilajt.
Prokuroria vijon hetimet për dokumentimin e plotë të skemës dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Njoftimi i Policisë:
Fier/ Arest në burg për ish-drejtorin e Hipotekës së Fierit dhe pronarin e tokës, detyrim paraqitjeje për topografin
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-drejtorin e Hipotekës së Fierit, Ertis Shehu, si dhe për Ervin Habilaj të dyshuar për falsifikim dokumentesh. Ndërkohë, për topografin Emiljano Ruko, i cili dyshohet se ka përgatitur dokumentacionin, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Seanca për caktimin e masave të sigurisë nisi në orën 16 të pasdites së të shtunës dhe zgjati për disa orë, duke përfunduar rreth orës 19 e 30 të mbrëmjes. Gjatë seancës, gjyqtarja Bora Shahilli dëgjoi fillimisht pretendimet e prokurorit të çështjes Iva Hoxha dhe më pas qëndrimet e avokatëve mbrojtës të personave nën hetim.
Në përfundim të seancës, gjykata vendosi masën “arrest në burg” për ish-kreun e Kadastrës Fier Ertis Shehu dhe Ervin Habilaj përfitues i tokës ndërsa për topografin Emiljano Ruko u vendos detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore. Të tre personat dyshohen për përfshirje në një procedurë ku, sipas akuzës, janë përdorur dokumente të falsifikuara plr siplrfaqe rokash në Levan e Ndërmëmas. Hetimet për çështjen vijojnë.